Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Kryeqyteti nuk fal, Partizani dominon në 5 takimet e fundit me Vllazninë
Një transfertë e vështirë e pret Vllazninë në javën e 12-të të Superiores, me shkodranët që do të vizitojnë Partizanin në Tiranë. Dhe pavarësisht formës jo pozitive që po kalojnë të kuqtë këtë edicion, ata sërish ngelin një kundërshtar i fortë dhe që imponon respekt. Kjo edhe për vetë historikun e përballjes mes dy skuadrave, që shpesh në përballjet e tyre kanë dhuruar ndeshje që kanë ngelur në memorien e shumë kujt dhe që kanë shënjuar edhe kampionatin shqiptar. Po ashtu edhe kësaj radhe nuk pritet të jetë aspak e lehtë për djemtë e Martinit, me këtë të fundit që i ka dhënë një vlerësim maksimal këtij dueli. Pasi edhe statistikat e 5 ndeshjeve të fundit në kryeqytet tregojnë për një avantazh të Partizanit në...