Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

Kosova arriti të shkojë në Play Off të botërorit, pas një fushate kualifikuese mjaft të mirë. Ekipi i Fodës pret të mësojë rivalin në këtë fazë dhe një kundërshtar i mundshëm është edhe Polonia. Për dardanët ka bërë së fundmi një artikull mjaft interesant, televizioni publik i Polonisë. “Ekipi më i ri kombëtar i anëtarësuar në UEFA dhe i vetmi ekip evropian që Polonia nuk ka luajtur ende. Kjo do të jetë paraqitja e tyre e parë në fazën eliminuese, por e merituan plotësisht. E udhëhequr nga gjermani Franco Foda, Kosova mundi dy herë Suedinë, siguroi një fitore vendimtare 2-0 ndaj Sllovenisë dhe, për fat të mirë, barazoi 1-1 me Zvicrën. Edhe pse janë pjesëmarrësit me renditjen më të ulët në renditjen e FIFA-s, ata...