Greqia/ Vendi me numrin më të lartë të automjeteve të vjedhura

Greqia/ Vendi me numrin më të lartë të automjeteve të vjedhura

Gjatë operacionit të gjerë policor “Joint Action Day (JAD) Mobile 8)”, i zhvilluar në 26 vende europiane nën koordinimin e Europol, Greqia rezultoi vendi me numrin më të lartë të automjeteve të vjedhura të identifikuara. Nga gjithsej 462 automjete të vjedhura ose të falsifikuara të zbuluara në nivel europian, 231 u sekuestruan në territorin grek. Sipas njoftimit zyrtar, krahasuar me një vit më parë janë identifikuar 232 mjete më shumë, duke treguar rritje të dukshme të aktivitetit të rrjeteve kriminale. Autoritetet greke kontrolluan 6.548 automjete, ku përveç mjeteve të sekuestruara, u arrestuan edhe 84 emigrantë të parregullt dhe 21 trafikantë, ndërsa u sekuestruan 199.56 gramë lëndë narkotike. Operacioni u zhvillua nga 20 deri më 31 tetor 2025, në kuadër të prioriteteve europiane “Empact”, me pjesëmarrjen...