Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Tha se ishte dëmtuar për të munguar në Kombëtare dhe iku në Dubai, ish-lojtari i Francës për Mbappe: Do ta kisha bërë copë-copë
Kylian Mbappe do të luajë në Kupën e Botës për herë të tretë vitin e ardhshëm. Ai ka arritur në finalet e dy të mëparshmeve dhe ka shënuar tashmë katër gola në ndeshjet e titullit. Megjithatë, në orët e fundit nuk ka pasur mungesë polemikash rreth performancës së tij, të gjitha për shkak të mungesës së tij në ndeshjen e ekipit kombëtar francez. Mbappe u tha se ishte dëmtuar dhe mungoi për Kombëtaren, por në këtë kohë zgjodhi që të udhëtonte në Dubai dhe është gati për të luajtur për Real Madrid në ndeshjen e fundjavës. Kjo ka irrituar shumë edhe ish-lojtarin e Francës, Rothen. “Nuk ka të bëjë fare me Kylian Mbappe, unë jam thjesht i zemëruar me kapitenin e ekipit kombëtar, çdo ekipi...