Lumi Vjosë në pikë kritike nga prurjet, banorët: I lutemi Zotit të mos ketë përmbytje

Lumi Vjosë në pikë kritike nga prurjet, banorët: I lutemi Zotit të mos ketë përmbytje

Prurjet e lumit Vjosa në fshatin Kashisht në Fier, kanë arritur në pikën kritike. Sipas banorëve nga mëngjesi i sotëm e deri në mesditë niveli është rritur mbi 1 metër duke u kthyer në rrezik real për përmbytjen e tokave bujqësore. Me këtë intensitet prurjesh  rreziku për të dal nga shtrati është tepër i madh thonë ata ndërsa theksojnë se një nivel të tillë prurjesh nuk e kanë parë prej 4 vitesh. “Jemi të frikësuar”, thonë banorët pasi lumi ka vite që nuk ka shkaktuar probleme në zonë, teksa janë duke monitoruar të alarmuar orë pas ore situatën. Ndërkohë vendimtare mbeten orët e pasdites ku pritet të ketë reshje me intensitet të lartë dhe prurje të mëdha që mund të krijojnë situata problematike. Sipas administratorit...