VIDEO- Zgjerohet shtrati i lumit Vjosa nga prurjet e larta/ Pamjet nga Novosela

VIDEO- Zgjerohet shtrati i lumit Vjosa nga prurjet e larta/ Pamjet nga Novosela

Reshjet e shiut të cilat prej dy ditësh kanë përshkuar të gjithë territorin e vendit kanë shkaktuar rritje të nivelit të ujit të lumenjve. Për shkak të prurjeve të larta edhe lumi Vjosa është ngritur ndjeshëm duke rritur rrezikun e përmbytjeve në orët në vijim. Pamjet me dron të kapura nga “Euronews Albania” nga Novosela tregojnë Vjosën të fryrë dhe me prurje të larta. Nga ajri dallohet qartë zgjerimi i shtratit të lumit. Vjosa gjithashtu nga prurjet e larta ka një rrjedhë të shpejtë të ujit.