Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ka rikthyer Milanin në rrugën e duhur/ Tare: Dua titullin kampion
Puna e Igli Tares po jep frytet e para te Milani, pasi drejtori sportiv ka rikthyer entuziazmin. Lëvizja më e rëndësishme ishte emërimi i Massimiliano Allegrit, me të cilin skuadra po lufton për zonën e Champions League dhe objektiva më të lartë. Në lidhje me këtë, Tare deklaroi se e mendon edhe titullin kampion. “Do të isha gënjeshtar po të thosha se nuk dua të fitoj titullin. Projekti aktual ka sjellë ndryshime të thella në organikë. Jemi në rrugën e duhur dhe dua të fitoj një trofe të rëndësishëm me këtë klub”. Drejtori sportiv theksoi se mungesa e impenjimeve europiane po u jep mundësi të punojnë me më shumë detaje gjatë javës. Për eksperiencën te Lazio, ai u shpreh: “Ishim si familje dhe këtë qasje...