Sarandë/ Ndërpritet furnizimi me ujë për shkak të turbullimit në burime pas reshjeve të shumta

Sarandë/ Ndërpritet furnizimi me ujë për shkak të turbullimit në burime pas reshjeve të shumta

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Sarandë ka njoftuar ndërprerjen e furnizimit me ujë në të gjithë qytetin e Sarandës, si pasojë e turbullimit të ujit në burimet e Navaricës dhe në puset e fushës së Vrionit. Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të jetë në fuqi deri në normalizimin e situatës, ndërkohë që ekipet teknike po monitorojnë nga afër gjendjen e burimeve dhe linjave kryesore të furnizimit. Banorëve u kërkohet mirëkuptim deri në rikthimin e furnizimit të sigurt me ujë të pijshëm.