Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Gatishmëri e plotë në Sarandë, Olti Çaci: Vigjilencë maksimale gjatë përkeqësimit të moti
Kryebashkiaku i Sarandës, Olti Çaci, ka njoftuar se të gjitha strukturat bashkiake janë vendosur në vigjilencë të lartë për shkak të përkeqësimit të motit në qytetin bregdetar. Ai tha se ekipet në terren janë në gatishmëri të plotë për të monitoruar dhe përballuar çdo situatë të mundshme të shkaktuar nga reshjet. “Vigjilencë maksimale e të gjitha strukturave për monitorimin dhe përballimin e situatës gjatë përkeqësimit të motit. Ekipet në terren janë në gatishmëri të plotë”, deklaroi Çaci, duke paralajmëruar qytetarët për kujdes të shtuar. Bashkia Sarande u kërkon banorëve të raportojnë menjëherë çdo problematikë që mund të shfaqet në zonat e tyre.