Fantastike/ Talenti i madh i Shqipërisë, Mitaj del në formacionin më të mirë të kualifikueseve të Botërorit

Fantastike/ Talenti i madh i Shqipërisë, Mitaj del në formacionin më të mirë të kualifikueseve të Botërorit

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, është një nga futbollistët që ka shkëlqyer me kuqezinjtë gjatë fushatës kualifikuese të Botërorit 2026. Paraqitjet e tij mbresëlënëse me fanellën kuqezi kanë marrë vlerësimin e merituar në arenën ndërkombëtare. Platforma e njohur e statistikave “SofaScore” e ka përfshirë Mitajn në formacionin ideal të edicionit kualifikues për zonën e Europës, duke e renditur si mbrojtësin më të mirë të majtë të këtij cikli. Ai gjendet në një 11-shen elitare ku bëjnë pjesë yje nga Franca, Portugalia, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Anglia. Mitaj është vlerësuar me notën mesatare 7.62 për ndeshjet e luajtura për këtë fushatë kualifikuese. Ai luajti në 6 nga 8 ndeshjet e kuqezinjve, duke munguar vetëm në duelet ndaj Anglisë. Në të parën për shkak dëmtimi dhe...