Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
FANTASTIKEEEE! Mario Mitaj në formacionin më të mirë të kualifikueseve të Botërorit (foto)
19 Nëntor 2025 16:41 Telesport Shqipëria u rendit në vend të dytë në grupin e saj në kualifikueset për Kupën e Botës 2026, duke siguruar biletën për në play-off, trenin e fundit për në Amerikë. Një nga lojtarët që ka dalluar më shumë te kombëtarja shqiptare në këto kualifikuese është Mario Mitaj. Shkodrani ka qenë fantastik në krahun e majtë dhe ka bërë diferencën në fushë. Platforma e njohur e statistikave “SofaScore” e ka përfshirë Mario Mitajn në formacionin më të mirë të kualifikueseve të Botërorit për zonën e Europës. Mitaj është vlerësuar me notën 7.6 dhe është përkrah emrave big si Van Dijk, Pedri, Mbappe, Olise etj. Një arritje mëse e merituar për mbrojtësin tonë kuqezi.