Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Delvinë, shembet ura që lidhte tre fshatra, izolohen tërësisht banorët
Në zonën e Delvinës është regjistruar një problem serioz, pasi ura që shërben si lidhje kryesore për fshatrat Kakodhiq, Lefterhor dhe Varfaj është rrëzuar, duke i lënë banorët pa asnjë rrugë dalëse drejt qytetit dhe Sarandës. Nga të dhënat në terren mësohet se shkaku kryesor i dëmtimit ka qenë shembja e një tombinoje pranë urës, e cila ka kompromentuar të gjithë strukturën. Si pasojë, rruga është deformuar rëndë dhe është bërë plotësisht e pakalueshme për mjetet.