Kualifikim dramatik, Iraku në Play Off, falë një penalltie në min e 17-të të kohës shtesë

Kualifikim dramatik, Iraku në Play Off, falë një penalltie në min e 17-të të kohës shtesë

Në Irak, drama sportive arriti kulmin mbrëmjen e së martës. Kombëtarja irakiane fitoi 2-1 ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, falë një penalltie të realizuar në minutën e 17 minuta të kohës shtesë, duke siguruar kështu kualifikimin në playoff-in ndërkontinental me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Atmosfera elektrizuese në stadiumin ndërkombëtar të Basrës shpërtheu kur Amir Al-Ammari shënoi golin vendimtar, që e mban ende gjallë ëndrrën e Irakut për Kupën e Botës – një kompeticion ku nuk ka marrë pjesë që nga viti 1986, në Botërorin e Meksikës. Ndeshja ndryshoi ritëm në pjesën e dytë: Emiratet kaluan të parat në epërsi me Caio Lucas, ndërsa vetëm pak minuta më vonë goditja e Gimenez u ndal nga traversa. Iraku u zgjua në minutën e 66-të, kur Mohanad Ali...