Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Shqipëria ëndërron Botërorin, Trump “ngroh” tifozët, prezanton “FIFA Pass”
Shqipëria dhe Kosova ëndërrojnë të shkojnë së bashku në Botëror. Për të lehtësuar prezencën e tifozëve në stadiumet e Amerikës ku do të zhvillohet edhe Botërori “FIFA2026”, nga 11 qershori deri më 19 korrik, ka menduar presidenti Trump dhe kreu i FIFA-s, Gianni Infantino. Në zyrën Ovale, Trump dhe Infantino prezantuan programin e ri “FIFA Pass” që mundëson marrjen më të shpejtë të takimeve për vizë për personat që kanë blerë bileta zyrtare të eventit përmes FIFA-s. Presidenti Trump u bëri thirrje të gjithë udhëtarëve që planifikojnë të marrin pjesë në këtë kompeticion që të aplikojnë për vizë “sa më shpejt të jetë e mundur”. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi se administrata ka shtuar mbi 400 oficerë konsullorë nëpër botë për të përballuar...