Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Leonardo “pa dorashka”: Champions-in e fitojnë klubet më të pasura, tek Interi vetëm prej Morattit
Leonardo, ish-drejtues sportiv i PSG dhe ish-trajner i Milanit e Interit, foli për “RMC Sport”, duke vlerësuar punën e Luis Enrique: “Lucho është perfekt, i ka transmetuar mentalitetin një skuadre të re. Për mua, Motta te PSG do të ishte gjenial: e njeh klubin, ka estetikë, do lojë të bukur, adhuron Parisin. Më vjen keq që Motta nuk u ul kurrë në stolin parizien”. Sa i përket triumfit të PSG në vitin e largimit të Mbappé, ai shtoi: “Nëse nuk shpenzon, nuk fiton. Champions-in e fitojnë klubet më të pasura”. Braziliani kujton edhe fillimet e projektit te PSG: “Për Ibrahimovic dhe Thiago Silva shpenzuam rreth 70 milionë euro”. Mbi epokën Messi–Neymar–Mbappé, Leonardo theksoi ndryshimin e futbollit dhe të komunikimit. Lojtarët sot fitojnë më shumë nga...