Ish-drejtori i Napolit për Conten: Deklaratat e tij ishin të nxituara, jo strategjike

Ish-drejtori i Napolit për Conten: Deklaratat e tij ishin të nxituara, jo strategjike

19 Nëntor 2025 15:05 Alfred Lleshi Kampionati italian rikthehet pas pushimit të kombëtareve. Në pritje të shortit të së enjtes për “play off”-et drejt Botërorit, afrohet edhe fundjava e Serie A. Gara në krye është tepër e ngushtë, me disa skuadra ende plotësisht në lojë për titull, të ndara vetëm nga pak pikë. Pierpaolo Marino, ish-drejtues te Napoli dhe Roma, foli për këtë situatë. Sa i përket Napolit dhe polemikave pas disa deklaratave të trajnerit Antonio Conte, ai nënvizoi: “Besoj se ato kanë qenë deklarata të dala nga stomaku, pra të nxituara, jo strategjike. E pashë ndeshjen dhe ishte vërtet e papashikueshme. Është e kuptueshme që një person me karakter si Conte, i cili pas ndeshjes shpesh thotë të vërtetën, të ketë folur lirshëm. Më...