Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Tirana, mes kryeqyteteve më të përballueshme të Europës në 2026
“Viti 2026 do të jetë viti perfekt për të eksploruar Europën pa shpenzuar shumë. Ne kemi renditur 10 kryeqytetet evropiane më të përballueshme vitin e ardhshëm, ku një fundjavë mund të kushtojë më pak se një darkë jashtë”. Kështu e nis artikullin “The Wom Travel”, rrjeti italian i udhëtimeve, ku përkrahin Pragën, Budapestin, Varshavën apo Athinën, dhe rendit edhe Tiranën si një kryeqytet me kosto të ulët dhe të përballueshme për çdo turist. “The Wom Travel” shkruan në artikull se Tirana është ndoshta surpriza më e madhe në këtë renditje, pasi kryeqyteti i Shqipërisë ka pësuar një transformim rrënjësor në dekadat e fundit, duke kaluar nga një qytet gri komunist në një qendër qyteti plot gjallëri dhe me shumë ngjyra. Ndërtesat e pikturuara me murale...