Përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve/ Ja situata nga moti në Qarkun Korçë…

Përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve/ Ja situata nga moti në Qarkun Korçë…

Në Bashkinë Pustec, dalja e ujit në segmentin rrugor Lajthizë–Liqenas solli vështirësi në qarkullim, por ndërhyrja e ekipeve të shërbimit ka ndihmuar në normalizimin e situatës, shkruan A2 CNN. Ndërkohë, në Pogradec, fshati Gështenjas regjistroi pengesa serioze në kanalizime, ku po punohet për orientimin e ujërave të shiut. OSHEE raportoi defekte në disa fshatra, përfshirë Slatinë, Selihtë dhe Shpellë, me ekipet në terren për rikthimin e energjisë elektrike. Situata paraqitet më problematike në Devoll, ku në fshatin Çetë është bllokuar qarkullimi mbi urë për shkak të rrezikshmërisë së shtuar. Ndërkohë në Cangonj, prania e ujit në oborret e dy banesave ka kërkuar ndërhyrje emergjente për largimin e tij. Në Korçë, aksi Denas–Lekas rezulton i pakalueshëm pasi prurjet e larta të një përrua pa urë e...