19 Nëntor 2025
13:23
Telesport
Te Barcelona po punojnë që tani për të ndërtuar një ekip sa më kompetitiv, si për pjesën e dytë të sezonit ashtu dhe për të ardhmen (verën 2026). Mediat spanjolle konfirmojnë se klubi katalanas ka disa objektiva konkretë në sulm.
Objektivi i parë është blerja e kartonit të Marcus Rashford, që ka realizuar 6 gola dhe 9 asist në 16 ndeshje zyrtare. Një lojtar që kishte përjetuar disa vështirësi serioze te Manchester United, nga ku ka ardhur i huazuar këtë verë.
Anglezi duket se është rikuperuar, duke u bërë pjesë e dinamikës së Barcelonës së Flick. Blaugranët janë të vetëdijshëm për këtë dhe tani synojnë ta blejnë sulmuesin: klauzola e lirimit të lojtarit është rreth 35 milionë euro.
Një shifër që klubi spanjoll synon ta ulë për të lehtësuar suksesin e marrëveshjes, ndoshta duke shfrytëzuar edhe dëshirën e lojtarit për të qëndruar te Barça.
Ndërkohë, Barcelona i ka vënë syrin sulmuesit Alejandro Grimaldo, një lojtar që luan në krahun e majtë. Nëse mbërrin një ofertë nga La Liga, skuadra e Bayer Leverkusen mund ta lirojë 30-vjeçarin për 15 milionë euro.
Në nëntë ndeshje të Bundesligës të luajtura deri më tani, Grimaldo ka grumbulluar katër gola dhe tre asiste.
