Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, merr pjesë në darkën që Trump shtron për nder të Princit saudit
Cristiano Ronaldo u shfaq të martën në Shtëpinë e Bardhë, ku mori pjesë në një darkë zyrtare të organizuar nga Presidenti amerikan Donald Trump në nder të princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman.. Ylli portugez i futbollit ishte i shoqëruar nga e fejuara e tij, Georgina Rodriguez, në eventin e mbushur me personalitete të politikës, sportit dhe biznesit botëror. Gjatë mbrëmjes, Ronaldo realizoi një selfie që u bë virale, ku shfaqen personalitete të njohura si Elon Musk, investitori David Sacks, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, sekretari amerikan i Tregtisë Hoëard Lutnick dhe vetë Georgina Rodriguez. Donald Trump, në fjalën e mbajtur gjatë darkës, përshëndeti Cristiano Ronaldon dhe e vlerësoi si një nga personalitetet më të mëdha sportive në botë. Ai zbuloi se djali i...