78-vjeçari Dick Advocaat do të jetë trajneri më i moshuar në Botërorin 2026

78-vjeçari Dick Advocaat do të jetë trajneri më i moshuar në Botërorin 2026

19 Nëntor 2025 12:31 Alfred Lleshi Në moshën 78 vjeç, Dick Advocaat do të bëhet trajneri më i moshuar që drejton një Botëror, pasi Curaçao e tij siguroi kualifikimin për herë të parë në finalet e një kompeticioni të tillë, pas barazimit dramatik 0-0 me Xhamajkën. Advocaat, i cili ka drejtuar 7 kombëtare të tjera, përfshirë Holandën në tri periudha, arriti në çerekfinalen e Botërorit 1994, por kualifikimi me Curaçao konsiderohet arritja më e madhe e tij. Curaçao, një ishull autonom me pak më shumë se 150.000 banorë, është vendi më i vogël që do të luajë në fazën finale të një Botërori. Advocaat e mori drejtimin e kësaj kombëtareje në janar të vitit të kaluar, por nuk ishte fizikisht gjatë ndeshjes ndaj Xhamajkës për...