Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Norris: Gati për garat e fundit, nuk kam ndërmend të lëshoj titullin nga duart
19 Nëntor 2025 12:36 Telesport Kampionati Botëror i F1 po i afrohet përfundimit të tij, me McLaren që synon të vulosë që në garën e radhës në Las Vegas edhe titullin për pilotë pas atij për konstruktorë. Një titull që mungon te skuadra britanike prej 17 vitesh. Në Nevada, Lando Norris, kryesuesi i renditjes, ka të paktën mundësinë të eliminojë kampionin e botës Max Verstappen nga gara për titull, që është 49 pikë pas në klasifikim. Ndërsa shoku i tij i skuadrës Oscar Piastri është 24 pikë pas. “Të garosh në Las Vegas është një përvojë vërtet fantastike dhe mezi pres të takoj të gjithë tifozët aty për herë të fundit këtë sezon. Jam përgatitur plotësisht me ekipin në Qendrën e Teknologjisë McLaren për këto...