Antonio Conte “fërkon duart”, Lukaku rikthehet në fushë më herët nga parashikimi pas dëmtimit të gjatë

Antonio Conte “fërkon duart”, Lukaku rikthehet në fushë më herët nga parashikimi pas dëmtimit të gjatë

19 Nëntor 2025 12:48 Telesport Kthimi i Romelu Lukaku në fushë po afron gjithnjë e më shumë, disi më shpejt nga pritshmëritë. Mund të duhen vetëm dhjetë ditë ose pak më shumë për ta parë atë përsëri në skuadrën e Napolit, të paktën të disponueshëm për të qëndruar në stol. Sulmuesi belg, i cili ka punuar në Castel Volturno për ditë të tëra për të rifituar gjendjen e tij atletike pas një dëmtimi të rëndë muskulor gushtin e kaluar, më në fund po sheh “dritë në fund të tunelit”. Trajneri Antonio Conte mund ta rikthejë atë në skuadër për ndeshjen kundër Romës më 30 nëntor, dhe më vonë ta testojë për ndeshjen  e Kupës së Italisë kundër Cagliari, më 3 dhjetor. Ky do të jetë...