Përmbytje dhe bllokime rrugësh në Delvinë, uji ka hyrë nëpër shtëpi, evakuohen banorët

Përmbytje dhe bllokime rrugësh në Delvinë, uji ka hyrë nëpër shtëpi, evakuohen banorët

Reshjet e dendura kanë shkaktuar situatë të rënduar në bashkinë Delvinë, ku rrugët janë bllokuar nga prurjet e lumenjve dhe përmbytjet. Gjithashtu tre shtëpi në Delvinë janë përmbytur dhe banorët janë evakuuar. Rrugët më problematike në qytet janë hapur, por disa segmente, si rruga për në Lefterohor, Kakodhiq dhe Varfaj, mbeten të pakalueshme dhe punohet për normalizimin e tyre. Rruga Fushvëri–Kalasë kalon me shumë vështirësi për shkak të përroit të Gutinës, që ka dalë nga shtrati dhe rrezikon të prishë rrugën për rreth 1 km. Lumi i Kalasës ka dalë nga shtrati dhe ka filluar të gërryejë fushat e fshatrave Kalasë, Fushvërri, Vergo, Kopaçez, Palavli, Bajkaj, Vanë dhe Blerimas. Një problem i rëndësishëm është edhe lumi i Vrizit, i cili ka dëmtuar fushat e Bamatatit...