Del nga shtrati Bistrica, qytetarja ngelet në mes të ujit, nxirret nga zjarrfikësit

Del nga shtrati Bistrica, qytetarja ngelet në mes të ujit, nxirret nga zjarrfikësit

Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë shkaktuar rritje të prurjeve në disa zona të bashkisë Finiq, duke krijuar probleme serioze në qarkullimin rrugor. Përroi në fshatin Navaric ka dalë nga shtrati, duke sjellë bllokime përgjatë aksit lokal. Shërbimi i MZSH-së Finiq është njoftuar për dy raste përmbytjesh në fshatin Çlirim dhe në fshatin Mesopotam. Në Çlirim, zjarrfikësit ndërhynë për të hequr ujin që kishte përmbytur një biznes, ndërsa situata ka qenë më e rënduar në Mesopotam. Lumi i Bistricës, si pasojë e reshjeve intensive, ka dalë në rrugë dhe ka bllokuar një qytetare me automjetin e saj në mes të ujit. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve, automjeti u tërhoq në terren të sigurt dhe qytetarja u nxor pa lëndime. Aktualisht po vijojnë...