Akanji: Mezi pres të luaj derbin e parë me Inter, titulli kampion mbetet objetivi kryesor

Akanji: Mezi pres të luaj derbin e parë me Inter, titulli kampion mbetet objetivi kryesor

Pasi ndihmoi Zvicrën të kualifikohet në Botërorin e ardhshëm, mbrojtësi i Inter, Manuel Akanji, e ka kthyer vëmendjen të derbi me Milan, një nga ndeshjet më të pritura të sezonit: “Jam i emocionuar për derbin, mezi pres ta luaj”. “Sinqerisht, nuk kemi folur shumë për të deri tani. Isha plotësisht i përqendruar te kombëtarja. Tani le të shijojmë kualifikimin për Kupën e Botës dhe pastaj mezi pres të dal në fushë në derbin e parë të Milanos”, shtoi Akanji. “Nuk kam shënuar ende, shpresoj të ndodhë së shpejti. Puna ime është të parandaloj golat, por është gjithmonë mirë të ndihmoj ekipin me ndonjë gol dhe do të ishte mirë nëse do të ndodhte këtë fundjavë”, deklaroi zvicerani. Më tej, Akanji tha: “Shpresoj të qëndroj te...