Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
U kualifikua në Botëror me Skocinë, kapiteni i Liverpool në lot: Jota më buzëqesh nga lart për këtë arritje
19 Nëntor 2025 11:46 Telesport Kapiteni i Skocisë, Andy Robertson, pranoi se ishte “i shkatërruar” para fitores 4-2 ndaj Danimarkës, e cila siguroi kualifikimin në Kupën e Botës për herë të parë në 27 vjet. Lojtari i Liverpool u përlot nga emocionet duke menduar për ish-shokun e skuadrës Diogo Jota, i ndarë nga jeta këtë verë pas një aksidenti me makinë. “E kam fshehur mirë, por para ndeshjes kam qenë i shkatërruar. E di që në moshën që jam, ky mund të jetë shansi im i fundit për të luajtur në Kupën e Botës. Para dhe gjatë ndeshjes nuk munda ta hiqja nga mendja shokun tim Diogo Jota. Dikur kemi folur shumë për Kupën e Botës”, tha Robertson. “Kur nuk ishim të grumbulluar për shkak...