Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Botërori merr formë, ja kush janë 42 ekipet që janë kualifikuar deri më tani në Kupën e Botës 2026
Me ndeshjet e fundit të zhvilluara më 18 nëntor, procesi i kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 ka hyrë në fazën përfundimtare. Tashmë 42 prej 48 vendeve të turneut janë plotësuar, ndërsa vetëm gjashtë bileta mbeten ende në lojë. Përfaqësueset e fundit që siguruan kualifikimin ishin Belgjika, Zvicra, Spanja, Austria dhe Skocia nga UEFA, dhe Kurasao, Haiti dhe Panama nga zona CONCACAF – ku Kurasao bën histori me kualifikimin e saj të parë ndonjëherë. Botërori 2026 do të jetë edicioni i parë me 48 skuadra, ndërsa Kanadaja, Meksika dhe SHBA janë të kualifikuara automatikisht si vendet pritëse. Ekipet e kualifikuara për Kupën e Botës 2026 Vendet pritëse (3) Kanada Meksika Shtetet e Bashkuara AFC – Azi (8) Australia Irani Japonia Jordania Katari Arabia Saudite Koreja...