“Jam i befasuar”, Xhaka pas vërshëllimave: Nuk e prisja, më dhemb

“Jam i befasuar”, Xhaka pas vërshëllimave: Nuk e prisja, më dhemb

Nga idhull i tifozëve, një lojtar që dikur i shënonte Serbisë dhe festonte me shqiponjë, në Prishtinë, në shtëpinë e tij, për herë të parë Granit Xhaka u prit me vërshëllima nga tifozët dardanë, para, gjatë dhe pas ndeshjes, një situatë që nuk i pëlqeu aspak kapitenit të Zvicrës: “Jam me të vërtetë i befasuar, është gjëja e fundit që kam pritur, mbi të gjitha këtu në shtëpi. Të them të drejtën kjo dhemb, por më duhet ta pranojë dhe të përqendrohem te futbolli”, u shpreh Xhaka pas ndeshjes me Kosovën. ()