Turqia ndal Spanjën, por De la Fuente feston: Jam i lumtur, mbetemi të pamposhtur

Turqia ndal Spanjën, por De la Fuente feston: Jam i lumtur, mbetemi të pamposhtur

4 gola, raste pafund për shënim, shumë spektakël, me Turqinë që ndal Spanjën brenda në Sevilla pas X-it 2-2. Me kualifikimin në “xhep” si kokë grupi për në Botëror, “Furia e Kuqe” ndalet për herë të parë, lë 2 pikët e para në këtë fushatë, gjithashtu pësoi golat e para. Turqia e mbyll Grupin E në vendin e dytë, siguron fazën “play-off”, ndërsa në shortin e së enjtes do të jetë e vendosur në vazon e parë, mes ekipeve favorite, Turqia mund të jetë një rival i Shqipërisë në rrugën drejt Botërorit. Pjesa e parë nisi me gol, ku pas vetëm 4 minutash, Dani Olmo tundi rrjetën. Lojtari i Barçës u kthye në protagonist absolut gjatë pjesës së parë ku në të paktën tre momente...