Zyrtare, UEFA jep “ok” që Barça–Eintracht të luhet në “Camp Nou”

Zyrtare, UEFA jep “ok” që Barça–Eintracht të luhet në “Camp Nou”

19 Nëntor 2025 10:54 Alfred Lleshi Champions League do të rikthehet në “Spotify Camp Nou” pas 1.140 ditësh nga humbja 3-0 ndaj Bayern Munich më 26 tetor 2022. UEFA ka miratuar që ndeshja Barcelona–Eintracht Frankfurt, e planifikuar për 9 dhjetor, ora 21:00, të luhet në stadiumin mitik të Barcelonës dhe jo në “Estadi Olímpic”, duke përfunduar “ekzilin” blaugrana. Vendimi erdhi pas marrjes së licencës së parë të përdorimit të fazës 1B, që lejon hapjen e tribunës kryesore dhe një kapaciteti prej 45.401 spektatorësh. UEFA lejoi ndryshimin e stadiumit, duke marrë parasysh rikthimin në shtëpinë e vet pas punimeve të rindërtimit, pa kërkuar avantazh nga zgjedhja e një stadiumi më të madh. UEFA kërkoi gjithashtu praninë e publikut dhe 5% vende për tifozët kundërshtarë. Inspektorët e...