Një tjetër fushë futbolli po i shtohet Tiranës, punimet në Shtëpinë e Futbollit hyjnë në fazën finale

Një tjetër fushë futbolli po i shtohet Tiranës, punimet në Shtëpinë e Futbollit hyjnë në fazën finale

Punimet për ndërtimin e fushës së tretë në kompleksin “Shtëpia e Futbollit” po ecin me ritme shumë të mira dhe tashmë ka përfunduar edhe procesi i mbjelljes së barit, duke hyrë kështu në fazën finale të projektit. Pritet që brenda pak javësh fusha të jetë plotësisht gati për përdorim, duke u kthyer në një tjetër hapësirë moderne në shërbim të ekipeve kombëtare të moshave, si edhe për zhvillimin e turneve zhvillimorë e kualifikues të organizuar nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n. Administratori i kompleksit, Ledio Ndini, në një prononcim për fshf.org, thekson rëndësinë e këtij investimi si për futbollin shqiptar ashtu edhe për qytetin e Tiranës, ku mungesa e fushave sportive është e ndjeshme. “Ky është një investim i rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe për...