Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
E fundit! Juventus hedh grepat për një tjetër shqiptar, synojnë sërish Granit Xhaka për mesfushën
Pasi e joshi dhe më pas hoqi dorë gjatë verës, të penguar nga mosha dhe kostoja e lartë e marrëveshjes, Juventus është rikthyer në rrugën e duhur dhe është gati të bëjë një lëvizje për Granit Xhaka në merkaton e janarit. Ndërkohë, Xhaka është larguar nga Bayer Leverkusen dhe po bën bujë te Sunderland (vendi i katërt në Premier League). Sipas “TuttoSport”, Comolli është i bindur se mesfushori zviceran është organizatori i duhur për formacionin 4-3-3 që Luciano Spalletti po shqyrton për të riformësuar Juventusin e tij. Klubi anglez nuk duket se është pengesë dhe me rreth 15 milionë euro (shuma e shpenzuar në verë) ata do t’i jepnin dritën jeshile mesfushorit zviceran. Nga ana e tij, edhe Xhaka ëndërron të përfundojë karrierën e tij...