Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Botërori ka tashmë 42 nga 48 pjesëmarrësit, me një rekord pothuajse të pamundur për t’u thyer
Botërori 2026 me 48 skuadra ka tashmë 42 prej tyre të kualifikuara. Pas kualifikimit të Spanjës, Zvicrës, Belgjikës, Austrisë dhe Skocisë në Europë, si dhe Panamasë, Curaçaos dhe Haitit në “Concacaf”, mbeten vetëm 6 vende për t’u vendosur përmes “play off”-eve shumë të vështira. Vendet e konfirmuara janë: 3 vendet pritëse (SHBA, Kanada, Meksikë), 8 aziatike, 9 afrikane, 6 të “Conmebol”, 3 të “Concacaf”, 12 europiane dhe Zelanda e Re nga Oqeania. Mrekullia e vërtetë është Curaçao, që bëhet vendi më i vogël dhe më pak i populluar që luan ndonjëherë në një Botëror: vetëm 444 km² dhe 155 mijë banorë, duke kaluar Cape Verde dhe Islandën. Një rekord pothuajse e pamundur për t’u thyer. Edhe Haiti kualifikohet për herë të dytë në histori, e...