Shqipëria nën pushtetin e ujit, Porja: Rrebeshet vazhdojnë edhe sot, lajmi i mirë vjen nesër…

Shqipëria nën pushtetin e ujit, Porja: Rrebeshet vazhdojnë edhe sot, lajmi i mirë vjen nesër…

Ditën e djeshme, 18 nëntor, Shqipëria ishte në pushtetin e reshjeve intensive, të cilat sollën probleme dhe përmbytje në shumë zona të vendit. Në zonat rurale në veri si në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Krujë, Shkodër, pati përmbytje të shumë banesave dhe u evakuuan disa familje.  Problematike ishin edhe zona e Durrësit, Gjirokastrës dhe Vlorës. Meteorologia Lajda Porja e ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan tha se reshjet dhe rrebesh do të vazhdojnë të jenë prezente edhe këtë të mërkurë, 19 nëntor, ku zonat e veriut mbeten përsëri më të ekspozuara. Sipas Porjas lajmi i mirë vjen ditën e nesërme, pasi do të ketë një rënie të intensitetit të reshjeve. Megjithatë dita e premte dhe fundjava sjellin përsëri përkeqësim të motit. “Pritet që...