Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Në pritje të playoffit, kundërshtarët e Kombëtares dhe procedura e shortit
Tashmë është mbyllur faza e kualifikueseve të Botërorit 2026 për zonën evropiane dhe janë zgjidhur të gjitha enigmat teksa janë mësuar emrat e skuadrave të kualifikuara direkt dhe të atyre që do të luajnë në playoff. Mes skuadrave që janë pjesëmarrëse në këtë fazë playoffi janë edhe Kombëtarja shqiptare dhe Kosova të cilat do të mësojnë fatin e tyre në shortin që do të hidhet ditën e enjte. Në total janë 16 skuadra që do të luajnë fazën e playoffit të cilat do te ndahen në 4 vazo. 12 ekipet e kualifikuara si vendet e dyta në grup do të jenë në 3 vazot e para një ndarje kjo që është bërë në bazë të klasifikimit të FIFA. Ndërsa në vazon e katërt janë skuadrat...