19 Nëntor 2025
9:03
Alfred Lleshi
Pas fitores 4-0 ndaj Lituanisë, mesfushori i Holandës, Frenkie de Jong, deklaroi se kualifikimi ishte i domosdoshëm për një kombëtare me traditën e tyre, edhe pse ka pasur periudha kur kjo nuk është arritur, pavarësisht lojtarëve të mëdhenj. Ai theksoi se duhet vlerësuar fakti që Holanda është sërish në Botëror.
De Jong u shpreh se “ekipi pati momente të mira, por periudha pas pushimit, kur u shënuan tre gola në pak minuta, ishte fantastike për publikun”. Megjithatë, ai pranoi se ndeshja pati edhe momente rënieje. E rëndësishme, sipas tij, është që kualifikimi u sigurua dhe “tani fillon e vështira, me synimin që Holanda të shkojë në Botëror në formën më të mirë”.
I pyetur për objektivat në Botëror, mesfushori i Barcelonës u tregua i kujdesshëm: “Është e vështirë të bësh parashikime, sepse ka shumë kombëtare të forta. Edhe ne kemi një skuadër të mirë dhe duam të fitojmë. Nuk ka sens të themi se jemi favoritët”.
