Yamal: Stadiumi në Montjuïc ishte fillimi, në “Camp Nou” do të zhkruhet historia

Yamal: Stadiumi në Montjuïc ishte fillimi, në “Camp Nou” do të zhkruhet historia

Lamine Yamal (18 vjeç) mezi pret të rikthehet të luajë në “Spotify Camp Nou”. Pas postimit të së shtunës, ku shprehu emocionin e tij me një foto të stadiumit të rinovuar dhe mesazhin “netë të veçanta po vijnë”, talenti i ri ka ndryshuar edhe foton e profilit në Instagram, duke treguar me dorë stemën e Barçës, të shoqëruar me një tjetër mesazh ambicioz për të ardhmen. “Montjuïc ishte fillimi. ‘Camp Nou’ është vendi ku do të shkruhet historia”, – citon Lamine Yamal, duke lënë të qartë se synon të mbretërojë në tempullin blaugrana. Duhet kujtuar se Lamine Yamal ka luajtur vetëm një herë në “Spotify Camp Nou”, para rinovimit të tij. Ishte dita e debutimit me ekipin e parë të Barçës, më 29 prill 2023,...