Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Tare nuk fshihet: Titulli? Jemi në rrugë të mbarë. Derbi i rëndësishëm, por jo vendimtar
19 Nëntor 2025 7:50 Alfred Lleshi Bilanci i parë i aventurës së re të Igli Tares te Milani është shumë pozitiv. I ardhur në fund të majit, drejtori sportiv solli entuziazëm me goditjet në merkato, mbi të gjitha me ardhjen e Massimiliano Allegrit. Me teknikun livornez, Milani po rikthen pozitat e kreut dhe synon Champions-in, ose “edhe diçka më shumë”. Tare e pranon: “Do të isha gënjeshtar po të thoja se nuk dua ta fitoj titullin. Rruga më e shkurtër kalon përmes shumë detajeve. Kemi sjellë 19 lojtarë dhe kemi larguar 23”. Ai shtoi: “Jemi në rrugë të mbarë. Dua të fitoj trofe të rëndësishëm. Ibra? Me të argëtohesh gjithmonë”. Mungesa e kupave europiane po i jep Milanit kohën e duhur për përgatitje: “Mund të...