Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Trajneri i Hofenheimit: Treshja e Kosovës po bën befasi edhe në Bundesligë
Adriatik BALLA Kosova ka një kontigjent lojtarësh cilësorë, sidomos elementët që luajnë në Bundesligën gjermane. Si asnjë klub tjetër, Hofenheimi i ka tre lojtarë në përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Madje të tre janë startues dhe tashmë prej më të rëndësishmëve në ekipin e drejtuar nga përzgjedhësi Franko Foda. Bëhet fjalë për mbrojtësin e qendrës, Albian Hajdari, për mesfushorin Leon Avdullahu, dhe për sulmuesin e qendrës, Fisnik Asllani. Por çka thonë në klubin gjerman për faktin se i kanë tre lojtarë te Kosova, që ka arritur sukses historik me sigurimin e “play-off”-it për kualifikimin në Botërorin 2026? Trajneri i Hofenheimit, Kristian Ilzer, ka dhënë disa përgjigje. “Për ne si klub është nder i madh. Kjo tregon se po zhvillojmë lojtarë që janë mjaftueshëm të mirë...