Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Zyrtare/ Shorti i Play Off të Botërorit, Shqipëria njeh rivalët e mundshëm
Tani është zyrtare. Pas ndeshjeve të fundit të kualifikueseve të botërorit, tashmë janë përcaktuar përfundimisht edhe vazot, çka do të thotë se kuqezinjtë janë njohur me kundërshtarët e mundshëm në Play Off të Botërorit. Duke qënë se jemi në vazon e 3-të, Shqipëria ka si rival të mundshëm në vazon e dytë Poloninë, Çekinë, Sllovakinë dhe Uellsin. Duke qënë se dardanët janë në një vazo me të besuarit e Sylvinhos, edhe kundërshtarët e mundshëm janë të njëjtë me tanët. Shorti i Play off hidhet me 20 nëntor. NDARJA NË VAZO NË SHORT VAZO 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë VAZO 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki VAZO 3: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë VAZO 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut