Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Lojtarët u impenjuan më shumë”, Hicka: Askush nuk e besonte 8 muaj më parë se do të ishim në play-off të Botërorit
Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Envi Hicka, ka komentuar në emisionin “Log.” në News24 arritjen historike të Kombëtares shqiptare, e cila siguroi vendin e dytë në grupin kualifikues dhe të drejtën për të luajtur play-off për në Botërorin 2026. “Nëse 8 muaj më parë do të thoshim se në fund të kësaj fushate do të ishim në vend të dytë dhe në play-off, shumë njerëz do të thoshin se ishte e pamundur,” tha Hicka. “Unë personalisht nuk e kam menduar kurrë të pamundur, sepse Serbia kishte probleme të mëdha psikologjike dhe sportive. Nuk ishte një mision i pamundur. Ekipi ynë e ka bërë detyrën dhe ka arritur diçka vërtet të madhe, por ka ende punë përpara.” Duke folur për trajnerin...