Rritja e Shqipërisë dhe meritat për Play Off, Jupi: Ju them çfarë ka ndryshuar

Rritja e Shqipërisë dhe meritat për Play Off, Jupi: Ju them çfarë ka ndryshuar

Kush e ka meritën për arritjen në Play Off të Shqipërisë? Ish-lojtari i Kombëtares, Redi Jupi në emisionin “Log”, në News 24, nuk hezitoi të bënte arsyetimin e tij. Sipas tij tani gama e përzgjedhjes së lojtarëve është me e zgjeruar. Ai shton gjithashtu se mundësia për pjesëmarrjen në kompeticione të mëdha, është rritur. “Ne në 2010-tën, kur unë u futa në ekipin kombëtar, ne kishim të drejtë të merrnim vetëm lojtarë nga Shqipëria. Nga Kosova kishim Hasin dhe Canën. Filluam të bënim pasaportat e shqiptarëve të Kosovës, pra para 15 vjetësh. Tani kanë ndryshuar kushtet, baza e përgjedhjes është më e gjerë. Tani Shqipëria ka marrë të gjitha ato përfitime nga këto. Kjo është arsyeja më e madhe më kryesore.     Tani është...