Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Kosova dhe Zvicra bëjnë “paqe”, supergoli i Muslijës për kornizë (video)
Kosova ka barazuar 1-1 ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Pjesa e parë nuk pati shumë gjëra për të thënë. Amir Rrahmani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 10-të për faull ndaj Embolo. Në minutën e 37-të, Veldin Hoxha bën goditjen e parë për Dardanët drejt portës së Zvicrës, por që u ndal nga portieri Kobel. Një minutë më pas, Muriqi provon me kokë, por topi përfundon jashtë portës. 45 minutat e para mbyllen 0-0. Vlen për t’u përmendur vërshëllimat e vazhdueshme të tifozëve të pranishëm në “Fadil Vokrri” ndaj Granit Xhakës, sa herë që ky i fundit prekte topin. Shkak për këtë është një deklaratë e Xhakës e bërë pak ditë...