Shqipëria e Kosova do duhet të kërkojnë fatin te goglat e së enjtes në Zyrih me njërën nga katër skuadrat e vazos 2 për të tentuar deri në fund një nga katër biletat e mbetura të UEFA-s për Botërorin 2026.
Përfundimi ndeshjeve të sotme përcaktoi gjithë vendosjet e skuadrave në fushatën e Play Off teksa rivalet e shqiptarëve do të jenë Polonia, Uellsi, Çekia dhe Sllovakia.
Vazo 1 përballet me vazon 4, shorti do të jetë edhe për fazën finale…
Vazo 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë
Vazo 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki
Vazo 3: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë
Vazo 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
