Leo Xhangoli mposht boksierin anglez dhe fiton brezin e artë të “Titans Fight 6”

Leo Xhangoli mposht boksierin anglez dhe fiton brezin e artë të “Titans Fight 6”

Boksieri Leo Xhangoli është kurorëzuar kampion në turneun prestigjioz “Titans Fight 6”, duke siguruar brezin e artë pas një ndeshjeje emocionuese. Përballë Xhangolit në ring ishte 28-vjeçari anglez Renzo Stocchetti, një kundërshtar që ai dhe trajneri Enton Kikrri e kishin studiuar me kujdes. Boksieri shqiptar mori kontrollin që nga fillimi, duke dominuar tre raundet prej tre minutash dhe fitoi bindshëm 3–0 me pikë. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të zjarrtë në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, ku publiku durrsak e mbështeti deri në sekondën e fundit. Pas pjesëmarrjes në Europianin në Kroaci dhe Botërorit në Budva, kjo paraqitje e Xhangolit dëshmoi formën e tij më të mirë, me 19-vjeçarin që imponoi teknikë, qetësi dhe kontroll të plotë ndaj kundërshtarit. I emocionuar pas fitores së...