Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Pritja e Zidanit do të marrë fund, ish-trajneri i Realit do të drejtojë Francën
Zinedin Zidani është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Francës. Deshampi dhe Kombétarja franceze do të ndajnë rrugët pas përfundimit të Kampionatit Botëror 2026. Kontrata e trajnerit francez përfundon në fund të korrikut të ardhshëm dhe drejtuesit e federatës po shqyrtojnë alternativat e tjera. Fabricio Romano bën me dije se Zidani po respekton Deshampin dhe për këtë arsye nuk ka firmosur një kontratë për t’u emëruar trajner i “gjelave”. Federata tashmë është e përqendruar te Kupa e Botës 2026, por Zinedin Zidani mbetet favoriti për t’u ulur në stolin e “bluve”./Sport Ekspres/