Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Vërshëllima ndaj Xhakës dhe rrjeta të paprekura, mbyllet pjesa e parë në Kosovë-Zvicër
18 Nëntor 2025 21:31 Telesport Pjesa e parë në Kosovë-Zvicër është mbyllur me rrjeta të paprekura. Të dy ekipet kanë arritur objektivat e tyre për këto kualifikuese. Zvicra renditet e para dhe shkon direkt në Botëror, Kosova renditet e dyta dhe do të kërkojë Botërorin përmes play-off. E vetmja mënyrë që Kosova të sigurojë vendin e parë, është një fitore e thellë me 6 gola diferencë. Gjatë pjesës së parë, pati vërshëllima të shumta ndaj Granit Xhakës nga tifozët e pranishëm në “Fadil Vokrri”. Shkak për këtë është një deklaratë e Xhakës e bërë pak ditë më parë ku u shpreh se Albian Hajdari dhe Leon Avduallhu që lanë Zvicrën për Kosovën, nuk e kishin vendin e sigurt te helvetët dhe ndaj zgjodhën dardanët. Gjithashtu,...