Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako, zhvilluan një takim emergjent në Prefekturën e Lezhës pas situatës së motit të keq.  Në përfundim të mbledhjes, Vengu në një prononcim për mediat deklaroi se Bashkia e Kurbinit është më e prekura në rang vendi sa i përket problematikave që ka sjellë moti i keq.  “Janë 50 banesa të prekura në zonën e Mamurrasit dhe 40 të tjera në Milot, çfarë e bën zyrtarisht Bashkinë e Kurbinit, bashkinë më të prekur në rang vendi”, tha ai.  Vengu deklaroi se autoritetet janë përgatitur edhe për një front të dytë meteorologjik që pritet në orët në vijim. Ai tha se ka situata ku vijojnë ndërhyrjet me fadroma dhe eskavatorë.  Në bashkitë e Qarkut të Lezhës janë angazhuar ekipe shtesë të Forcave të Armatosura....