Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ngërçi politik në Kosovë, ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Duhet sa më shpejt një qeveri e aftë për veprim
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul,tha në Prishtinë se Kosovës i duhet sa më shpejt një qeveri e aftë për të vepruar, sepse votuesit janë duke pritur formimin e saj tash e 8 muaj. Këtë deklaratë, shefi i diplomacisë gjermane e bëri vetëm një ditë para se Parlamenti i Kosovës të provojë në tentimin e dytë që ta krijojë qeverinë e re me mandatarin Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosja. “Zhvillimi i Kosovës që nga përfundimi i luftës 1999 dhe që nga pavarësia në vitin 2008 është një histori e vërtetë suksesi. Për shumë kënd në rajon, Kosova është simbol i demokracisë dhe i një shoqërie të fortë civile. Në mënyrë që ky sukses të vazhdojë, Kosovës i duhet që sa më shpejt...